Beteja me flakët vazhdon/ Greqia e përfshirë nga zjarret, një 55-vjeçar humb jetën

Një zjarr masiv ka përfshirë Greqinë pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë. Gjithashtu banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në drejtim të Glyfadës. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pranë banesave. Mediat greke bëjn të ditur se një person ka humbur jetën të premten pasi zjarre pyjore goditën Greqinë.

55-vjeçari mori plagë të rënda në rajonin e Ilia në gadishullin e Peloponezit dhe vdiq në spital. Ndërkohë rreth 120 zjarrfikës, janë dërguan për të shuar zjarret pyjore në rajonin e Akaisë, të cilat u përhapën me shpejtësi në zonën e afërt të Ilia duke dale jashtë kontrollit.

Në një njoftim të fundit, policia tha se rihapi rrugën Athinë-Sunion për trafikun midis rrugës ”Elektras” dhe rrugës ”Minoos”, të cilën e kishin mbyllur për shkak të zjarrit. Zjarret ende të ndezura ka në Arcadia dhe Argolida. Përforcime u dërguan për të luftuar zjarret pranë Megalopoli në Arcadia dhe në Lyrkeia në Argolida, të cilat vazhduan të shtohen pasditen e së premtes. Në një prononcim, zëvendësguvernatori i Rajonit të Peloponezit, Christos Lambropulos tha se zjarri ka dëmtuar shumë ndërtesa.

“Të gjitha forcat po bëjnë një përpjekje mbinjerëzore për t’i shuar flakët të cilat favorizohen nga era”, tha zëdhënësi i brigadës greke të zjarrfikësve Vasilis Vathrakogiannis, ndërsa 45 vatra zjarri ishin aktive brenda pak orësh.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top