Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Kuvendi sfidoi Gjykatën Kushtetuese, u cënua stabiliteti

Gjykata Kushtetuese po mban sot një seancë për të shqyrtuar padinë e Partisë Demokratike në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, para trupës gjykuese sqaroi arsyet se përse u vendos ndjekja e kësaj çështjeje, ndërsa shtoi se Kuvendi me mos zbatimin e vendimit të parë, sfidoi Gjykatën Kushtetuese.

“Rreth dy vite më parë grupi ynë depozitoi në Kuvend kërkesë për të shqyrtuar papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës. Pas zvarritjes, për herë të parë një vendim i marrë nga GJK është sfiduar nga Kuvendi përmes shpalljes së vetes sovran ndaj vendimeve të GJK.

Mandati i Xhaçkës tashmë edhe pak edhe mbaron vetë. Ishim të dyzuar nëse duhet të vinim në GJK apo t’i lëmë turpin e kësaj çështjeje mazhorancës. Vendosëm që duhet të vinim sepse sfida ndaj autoritetit e dinjitetit të GJK është çështje e çdo ligjvënësi që është betuar mbi Kushtetutë. Është në dorën tuaj nëse do të duhej të mbrojë autoritetin dhe dinjitetin e kësaj godine. Ne si deputetë të pakicës kemi bërë detyrën tonë, e sollëm në Gjykatë Kushtetuese.

Në momentin që Gjykata Kushtetuese na jep të drejtë dhe Kuvendi thotë se pavarësisht se ju ka dhënë të drejtë Gjykata Kushtetuese e Kushtetuta ne vendosim t’ju injorojmë këtu është cënuar stabiliteti, mundësia për bashkëjetesë sipas rregullave që përcakton Kushtetuta dhe paqja sociale”, tha Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top