Blinken: Samiti i Washingtonit do të fokusohet në Ukrainën

Samiti i NATO-s që do të mbahet në Washington do të fokusohet në mbështetjën ushtarake të Ukrainës ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Në këtë samit pritet që më shumë se 20 shtete të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale të sigurisë me Ukrainën.

Blinken tha ” Unë kam përmendur tashmë që samiti do të fokusohet në përkrahjen e suksesit afatgjatë të Ukrainës. SHBA dhe partnerët e Aleancës kanë adaptuar dhe kanë ndihmuar Ukrainën në zbrapsjen e agresionit rus”.

Diplomati amerikan shtoi ” Teksa shkojmë përpara, ne duam të sigurohemi që Ukraina të jetë e suksesshme dhe të qëndroj në këmbë : ushtarakisht, ekonomikisht dhe në demokraci dhe pikërisht këtë po e bëjmë”.

Blinken përfundoi duke thënë se nëse Putini mendon se ai mund të jetojë më gjatë se Ukraina ai e ka gabim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top