Shpërthen depoja me municione në Çad, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një zjarr i madh u regjistrua në një depo municioni në Çad, duke shkaktuar shpërthime të mëdha.

Sipas mediave të huaja, ministri i Jashtëm, Koulamallah Abderaman tha se zjarri ka ndodhur në një depo ushtarake në zonën Goudji të kryeqytetit, N’Djamena. Presidenti Mahamat Idriss Deby dërgoi ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre, pa specifikuar numrin e personave që kanë humbur jetën.

Ndërkohë, një zyrtar tha se pati shpërthime të municioneve të të gjitha kalibrave. Një banor i tha agjencisë së lajmeve Reuters deklaroi se pa tre të plagosur në rrugë, ndërsa një tjetër tha se fqinji i tij u vra.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top