A do t’i hiqen masat e BE-së Kosovës?/ Kurti: Nuk mendoj se duhet të spekuloj për spekulimet

Kryeministri i Kosovës nuk i ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ndërsa i ka cilësuar spekulime, lajmet se do të hiqen masat e vendosura për Kosovën. Kurti u pyet nga gazetarët nëse beson se BE-ja do t’ia heq Kosovën masat ndërsa ai tha se nuk dëshiron të spekulojë për spekulimet.

“Nuk mendoj se duhet të spekuloj për spekulimet”, tha shkurt Kurti.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë në fillim të kësaj jave se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është çështje institucionale e vendeve anëtare dhe jo e dikujt nga jashtë që të përpiqet të spekulojë për përmbajtjen dhe afatet kohore.

“Do të bëhet në kohën që është e duhur për Përfaqësuesin e Lartë dhe shtetet anëtare dhe përmbajtjen do ta shohin dhe diskutojnë fillimisht shtetet anëtare dhe më pas të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo të ketë ndodhur ose kur kjo do të ndodhë, do t’i njoftojmë kolegët tanë në Kosovë se cili është rezultati. Pra nuk ka hapësirë dhe nuk shohim arsye për këto spekulime publike dhe njoftime nga aktorë të ndryshëm”, tha gjatë një konference zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top