Protesta e opozitës sot para Bashkisë së Tiranës, Policia: Ja rrugët që do të bllokohen

Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës dhe në këtë kuadër, policia njofton se ka ndërmarrë një seri masash për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Sipas njoftimit, duke nisur nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top