Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në SPAK.
Teksa i drejtohej Prokurorisë së Posaçme, Meta ka folur për mediat, ndërsa nuk i ka ndaluar sulmet për Altin Dumanin, kreu i SPAK.
“Dum-dumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës…Për çfarë jeni thirrur? Unë po shkoj te Dum-dumani, kur të dal do ju tregoj”, tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15.