Seanca në gjykatën e Apelit të përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shtyrë sërish.
Mësohet se shkak është bërë avokati i deputetit Ledio Braho i cili kishte depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore.
Në seancë nuk ishte i pranishëm as vetë Ervin Salianji. Ndërkohë që seanca e radhës u caktua me date 28.06.2024, ora 10:00.