Bardhi: Ndryshimi i datës së seancës i njëanshëm, kërkojmë interpelancë urgjente me Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se vendimi për të mbajtur seancën sot e jo të enjten sipas rregullore së Kuvendit, është një i njëanshëm.

Teksa iu drejtua deputetes Ermonala Felaj, Bardhi tha se zhvendosja e datës duhet të merrte miratimin e opozitës. Po ashtu Bardhi u ndal te kërkesa për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, që nuk është pjesë e agjendës së ditës.

“Keni vendosur që Kuvendin e Shqipërisë ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Duhet t’i shpjegoni qytetarëve sepse është vendosur seanca plenare nga dita e enjte për të mërkurën. Ju keni marrë një vendim të njëanshëm. Nëse është ajo arsye që është publikuar në media, është një akt i turpshëm. Ne distancohemi nga ajo arsye banale. Së dyti, një grup deputetësh të PD-së kanë kërkuar interpelancë urgjente me Ramën në lidhje me menaxhimin e fondeve. Po shkelni të drejtën e kolegëve për të shpjeguar arsyet pse u zhvendos data e seancën plenare.

Kërkesa, nëse firmoset nga 7 deputetë, sipas kushtetutës përfshihet si pika e parë e rendit të ditës. Kemi marrë një përgjigje banale, sepse jeni kthyer në banal në gjithçka bëni në këtë Kuvend, që një kërkesë të deputetëve për t’i kërkuar llogari kryeministrit. për të na e cilësojnë si cenim të nderit të kryeministrit. Kryeministri po të kishte dinjitet mos t’u japë tendera familjarëve të tij. Ju jo vetëm nuk e njoftuat, por pasi keni refuzuar interpelancën, po shkelni dhe të drejtën e kolegëve për të sqaruar seancën plenare mbi arsyet e kësaj interpelance”, tha Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top