Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK sot rreth orës 10:00. Ajo mbërriti në dyert e Prokurorisë së Posaçme e vetme, e pa shoqëruar nga avokati dhe pritet të japë shpjegime para Burosë Kombëtare të Hetimit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi pranoi se ishte në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme, e tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Ajo është thirrur edhe disa herë të tjera në Prokurorinë e Posaçme, jo vetëm në lidhje me këtë çështje, por edhe për shkak se ka qenë ndër kallëzueset kryesore për aferën e inceneratorëve. Ndërkohë më 11 prill 2024 SPAK mori në pyetje për gati 5 orë nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top