Vulën e mori Berisha, vjen reagimi i Ilir Metës

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin ne Apelit që i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai deklaroi se mori fund odiseja e manipulimit dhe kapjes së drejtësisë, me synim shkatërrimin e pluralizmit politik në ven dhe PD si partia që e solli pluralizmin në vend.

Në konferencën e tij për mediat, Meta shtoi se vula u mor nga kthetrat kriminale dhe iu rikthye demokratëve.

“Përshëndes vendimin që rikthen vulën te demokratët dhe demokratet dhe e heq nga kthetrat kriminale të Ramës.

Ka kaluar një kohë e gjatë nga vendimi legjitim i gjyqtarit i cili mori pikërisht këtë vendim në përputhej me ligjin. Ka qenë një odise e tërë tjetërsimi e manipulimi, kapje në të gjithë nivelet e drejtësisë. U demonstruar për të shkatërruar pluralizmin dhe PD si forca e parë që solli pluralizmin”, tha Meta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top