Pellegrini, 10 e Italisë në Euro 2024: zbulohen numrat e fanellave të skuadrës së teknikut Spalletti

Pas listës së lojtarëve të thirrur, publikohet tani edhe lista e numrave të fanellave që do të mbajnë kundërshtarët në debutim të Shqipërisë. Italia ka zyrtarizuar numrat e lojtarëve në Kampionatin Evropian. Një javë nga debutimi i tyre me Shqipërinë, zbulohen edhe cilat uniformë do të veshë çdo lojtar i kombëtares së teknikut Spalletti. Disa i kanë ndryshuar, si Pellegrini apo Donnarumma, e të tjerë si Chiesa jo.

Le të fillojmë me fanellën më prestigjioze, numri 10. Në Europianin e fundit, që u përmbyll me triumfin në Wembley, e mbajti Insigne, ndërsa tani do ta mbajë Pellegrini. Kështu, numri 7 kalon te Frattesi. 9-ta do të kalojnë nga supet e Belotti tek ato të Scamacca. Ndërsa Jorginho, Chiesa dhe Barella vendosën të konfirmojnë fanellën e tyre: përkatësisht numrin 8, 14 dhe 18. Ai që zgjodhi të ndryshojë është Donnarumma, i cili braktisi numrin 21 për të marrë numrin 1 (që në vitin 2021 i përkiste Sirigu).

Lista me numrat e fanellave të Italisë në Euro 2024
1 Gianluigi Donnarumma
2 Giovanni Di Lorenzo
3 Federico Dimarco
4 Alessandro Buongiorno
5 Riccardo Calafiori
6 Federico Gatti
7 Davide Frattesi
8 Jorginho
9 Gianluca Scamacca
10 Lorenzo Pellegrini
11 Giacomo Raspadori
12 Guglielmo Vicario
13 Matteo Darmian
14 Federico Chiesa
15 Raoul Bellanova
16 Bryan Cristante
17 Gianluca Mancini
18 Nicolò Barella
19 Mateo Retegui
20 Mattia Zaccagni
21 Nicolò Fagioli
22 Stephan El Shaarawy
23 Alessandro Bastoni
24 Andrea Cambiaso
25 Michael Folorunsho
26 Alex Meret

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top