Meriton Mjekiqi, finalisti i ‘Big Brother Vip 3’, ka folur për marrëdhënien me Ilnisa Agollin, duke thënë se para se të hynte në shtëpinë Vip kishte vënë bast me shokët që nuk do të krijonte lidhje, por gazetarja e kë bërë për vete me karakterin dhe batutat e saj.
Ai u shpreh se ka fituar dashurinë më të madhe ndonjëherë.
“Meritoni ditën kur ka dasht me hyrë brenda shtëpisë, ka thënë s’ka shanse me u lidh. E kam pasur një pakt me shokët që s’ka shanse, sidomos në një shtëpi me kamera. Në fakt, doli ndryshe, fitova dashurinë më të madhe ndonjëherë.
Ilnisa më bëri për vete me batutat e saja, karakteri, për gruan që është. Mendja në fakt, vetëm mendja”, tha moderator në emisionin ‘Cherry on top’.
Gjithashtu ai foli dhe për mënyrën sesi e ka pritur familja e tij lidhjen, pas thashethemeve në media.
Të përbashkëtat e tre fituesve të ‘Big Brother VIP Albania’
“Gjithçka është ok, mirë dhe korrekt. Unë kam qëndruar larg portaleve, për të shijuar çdo moment dhe duke përfunduar projektet që i kam”.
Lidhur me kritikat për marrëdhënien e tij me Ilnisën për shkak të moshës, ai është shprehur se nuk kanë një diferencë aq të madhe sa e bëjnë.
“Kjo puna e moshës mendoj se na kthen në kohën… është pa lidhje. Nuk është diçka që bëhet me moshë të caktuar. Nuk kemi një diferencë aq të madhe sa bëhet. Marrëdhënia vazhdon të jetë e bukur. Jashtë kamerave jemi njëjtë. Tjera detaje kemi filluar t’i ruajmë private”, tha Meriton Mjekiqi.