Lojtari i Interit kërcënon Shqipërinë: Duam fitore në sfidën e parë të Europianit

Italia e fillon rrugëtimin në Euro 2024 përballë Shqipërisë, duel i programuar në datën 15 qershor.

Takimi do të luhet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Kroacia dhe Spanja janë dy skuadrat e tjera të grupit B.

Matteo Darmian, mbrojtësi i Interit, është gati të japë kontributin e tij për kampionët në fuqi të Europës.

Sipas 34-vjeçarit është shumë e rëndësishme që të kaltrit ta nisin mirë kundër kombëtares shqiptare.

“Duke pasur parasysh historinë tonë, ambiciet janë të larta dhe duhet të synojmë maksimumin. Duke dhënë gjithçka që kemi. Pavarësisht se mund të mos kemi cilësinë e të tjerëve.

Fitorja, përgatitjet, dhe formacioni anti-Itali! Sylvinho rrëfehet pas ndeshjes
Është thelbësore që ta nisim mbarë. Nuk mendoj se ndeshja me Shqipërinë është vendimtare, por ne duam ta nisim Europianin me fitore. Ta fillojmë me këmbën e duhur”, u shpreh ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top