Dhuna ndaj avokatit/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesit

Një përmirësim të gjendjes shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi pas dhunës së ushtruar pesë ditë më parë. Burime nga Spitali i Traumës kanë bërë të ditur se gjatë mëngjesit të sotëm mjekët i kanë bërë një skaner, ku kanë vënë re një ulje të vogël të edemës së krijuar pas sulmit. Ndonëse në gjendje të përmirësuar, mjekët kanë vendosur ta mbajnë dhe dy ditë të tjera në intubim për të provuar më pas dhe zgjimin dhe nxjerrjen e tij nga intubimi.

Pavarësisht se Prokuroria e ndryshoi akuzën për të prangosurit, duke hequr vrasjen e funksionarëve publikë, mbetur në tentative, duke e bërë plagosje me dashje e kryer në bashkëpunim, gjykata ka vendosur që Dritan Nano, i dyshuar si organizuesi i sulmit dhe dhëndri i tij Dorian Aliaj, një nga autorët të hetohen në burg. Ndërkohë tre personat e tjerë të përfshirë në sulm ende nuk janë kapur nga policia.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top