Vjosa Osmani vizitë zyrtare në El Salvador

Me ftesë të Presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, Presidentja Osmani ka udhëtuar më 31 maj zyrtarisht për në Republikën e El Salvador.

Postimi i plotë i Presidentes: Krijimi i aleancave të reja dhe thellimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës sime në El Salvador.

Pamje nga pritja me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake.

Ndërsa sot, Osmani njoftoi se në San Salvador u takua me Kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey, “me të cilën diskutuam për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të shteteve tona.

Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët,” siç njoftoi ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top