Julian Deda ka qenë së fundmi i ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka treguar detaje për lojën e tij brenda.
Edhe pse ishte një lojtar i fortë, ai nuk mundi të marrë dot trofeun, në një përballje finale me Egla Cenon.
Teksa u pyet se si ndihet për faktin që doli i dyti në garë, ai thotë që është i mërzitur, por jo i zhgënjyer.
“Kur shkon në atë pikë je gjysmë hap larg fitores. Jam i mërzitur, por jo i zhgënjyer. Do doja ta fitoja, por kam dalë në rrugë, kam përshëndetur njerëz, më kanë folur. Nuk më ka munguar ky raport me publikun, por më kanë njohur në gjithë ngjyrat e mija, edhe kur nuk bëj humor. Nuk fitova 100 mijë euro, por fitova dashurinë e njerëzve”, u shpreh Juli.
Artisti komentoi edhe videon e djalit të tij, i cili gjatë surprizës në shtëpinë e BBV, i dha një porosi.
“Fjalia që më tha nuk më vuri në mendime, nuk kam dashur asnjë sinjal nga jashtë. Më kanë ardhur katër helikopterë nga jashtë, nuk i doja. Kisha idenë se do më ngatërronin, më shumë se më ndihmonin. Ajo që më tha çuni ishte sinjal nga jashtë, nuk e kam konsideruar këtë lojë që duhet të flasësh pa pushim, të bësh zhurmuesin. Romeo e bënte shumë shpesh këtë që nuk të linte të flisje, edhe unë e kam bërë”.