Nëna e Beyonce, Tina Knowles, ndau së fundmi disa informacione për yllin e pop-it të cilat nuk i kemi ditur më parë. Në një video për Vogue, të cilën e ka shpërndarë në Instagram, 70-vjeçarja tregoi një anë tjetër të artistes.
“Beyonce ka qenë shumë e turpshme dhe pak e frikësuar. Ditën që ajo u ngrit për dikë, ajo nuk u ngrit për veten e saj- por për ata. Jam shumë e emocionuar duke folur për të, nuk mund të jem më krenare se kaq për vajzën time”, tha ajo.
Knowles foli gjithashtu edhe për vajzën tjetër të saj, Solange teksa e përshkruan si një “aktiviste” të zellshme. Madje permendi edhe Kelly Rowland, duke thene se e ka konsideruar prej kohësh si vajzën e saj. Rowland ishte pjesë e “Destiny’s Child” së bashku me Beyoncé dhe u zhvendos me familjen e saj kur ajo ishte adoleshente.
“Kelly ishte gjithmonë ai fëmijë që u përpoq t’i mbronte të gjithë. Çdo fëmijë është i ndryshëm! Por gjithçka është kaq e veçantë. Unë besoj se fëmijët lindin me personalitetin e tyre. Të treja vajzat e mia i trajtuan gjërat shumë ndryshe. Mësoni personalitetet e tyre dhe respektoni individualitetin e tyre. Gjithmonë lavdëroni ndryshimet pozitive dhe kushtojini vëmendje gjërave për të cilat mund të jeni krenarë për to”, pohoi Tina.