Sulmi në Rafah mbledh me urgjencë OKB/ Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin sot Palestinën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent sot për të diskutuar rreth sulmit vdekjeprurës izraelit në një kamp të zhvendosurish në qytetin jugor të Rafahut. Takimi u kërkua nga Algjeria. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antònio Guterres dënoi ashpër të hënën këtë ofensivë të Izraelit.

“Unë dënoj veprimet e Izraelit që vranë shumë civilë të pafajshëm që kërkonin vetëm strehim nga ky konflikt vdekjeprurës. Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Ky tmerr duhet të ndalet”, tha Guterres në X.

Ndërkohë, Spanja, Norvegjia dhe Irlanda do të njohin sot zyrtarisht shtetin palestinez. Liderët e këtyre vendeve pritet të zhvillojnë një konference për shtyp në Bruksel, siç njoftuan javën e kaluar, duke shkaktuar zemërim te qeveria izraelite. Këto tri shtete europiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëlloj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top