Izraeli injoron urdhërat e GJND-së, vazhdon bombardimet në Gaza

Ushtria izraelite nuk ka mend të ndalet pavarësisht thirrjeve të fuqive të mëdha për të ndaluar operacionet në Gaza. Një ditë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi atë të ndalte luftën, por bombardimet vazhduan edhe sot.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, autoriteti më i lartë gjyqësor i OKB-së, urdhëroi gjithashtu Izraelin të mbajë të hapur kalimin Rafah, i cili është thelbësor për hyrjen e ndihmave humanitare, por që është mbyllur që nga fillimi i operacionit tokësor në fillim të majit.

Por megjithatë, bombardimet izraelite vazhduan në Rripin e Gazës. Në të njëjtën kohë kanë edhe përplasjet mes ushtrisë izraelite dhe krahut të armatosur të Hamasit. Herët në mëngjes, sipas dëshmive të palestinezëve ka pasur sulme izraelite në jug të Rafahut si dhe në qendër.

“Ne shpresojmë që vendimi i Gjykatës do të ushtrojë presion mbi Izraelin për t’i dhënë fund kësaj lufte shfarosjeje, sepse nuk ka mbetur asgjë këtu,” thanë vendasit për mediat e huaja.

Izraeli e nisi luftën më 7 tetor pasi Hamasi u fut në territorin izraelit nga Rripi i Gazës, dhe sulmoi, duke vrarë të paktën 1,170 njerëz, kryesisht civilë, kurse nga rradhët e palestinezëve rregjistrohen më shumë se 35 mijë të vrarë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top