JLo reagon ndaj aludimeve se është ndarë me Ben Affleck

Jennifer Lopez ka folur për herë parë pas aludimeve se martesa e saj me Ben Affleck është në krizë.

Gjatë një konference për promovimin e filmit të saj të fundit, një ndër gazetarët e pyeti këngëtaren nëse lajmet për ndarjen janë të vërteta.

“Lajmet për ndarjen tënde me Ben Affleck është e vërtetë?”, e pyeti gazetari. Lopez duke qeshur iu përgjigj: “Ti di të bësh më shumë sesa kaq”.

Edhe pse lajmet ende nuk janë konfirmuar? Jennifer dhe Affleck jetojnë në shtëpi të ndryshme. Sipas disa burimeve,dyshja kanë qasje shumë të ndryshme dhe ky është shkaku i ndarjes së tyre.

“Ata thjesht kanë qasje shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për vëmendjen e medias. Beni urren gjithë vëmendjen dhe kjo e bën atë shumë të parehatshëm. Jennifer ka pasur gjithmonë një qasje të ndryshme”, tha një burim.

Pasi anuluan fejesën e tyre të parë në fillim të viteve 2000, aktorët rindezën romancën e tyre në prill 2021. Pas një viti lidhjeje, çifti u arratis në Las Vegas në korrik 2022. Ata u martuan për herë të dytë një muaj më vonë gjatë një ceremonie luksoze në pronën 87 hektarë të Affleck në Georgia

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top