Një ëndërr e bërë realitet. Atalanta ‘outsider’ ja doli të jetë befasia e madh deri në fund. Pasi eliminoi Liverpool e Olympique Marseill, bergamaskët e udhëhequr nga kapiteni Berat Gjimshiti ngritën trofeun në Dublin, duke shkatërruar 3-0 në finale, të pathyeshmit e këtij sezoni, skuadrën e vetme që nuk ishte mundur deri mbrëmë në Europë, Bayer Leverkusen. Kapiteni i Kombëtares kuqezi ka shkruajtur kështu historinë me Atalantën, duke u bërë edhe lojtari i parë në historinë e Shqipërisë që fiton trofeun e UEFA Europa League.
Në finalen e madhe të Dublinit në stadiumin “Aviva Stadium” Atalanta mposhti Bayer Leverkusen me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa Berat Gjimshiti udhëhoqi skuadrën si kapiten drejt triumfit historik. Në fund Gjimshiti ngriti në “qiell” trofeun e UEFA Europa League duke përmbyllur një edicion shumë të mirë në një prej kompeticioneve më të rëndësishme europiane.
Një sezon fantastik për kapitenin kuqezi që do të udhëheqë edhe Shqipërinë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
https://x.com/Atalanta_BC/status/1793388234732413046?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1793388234732413046%7Ctwgr%5E5d266ca37bdb64b8c4c3da3791d8406f6b5edcd7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F05%2F23%2Fgjimshiti-shqiptari-me-i-suksesshem-ndonjehere-lojtari-i-pare-kuqezi-qe-fiton-nje-trofe-europian%2F