Hatërmbetje me Gracianon, Erjola: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother

Erjola Doçi ka qenë së fundmi e ftuar në “Mos i bjer me top”, ndërsa ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania 3.

Për rubrikën e këtij emisioni “Puthe ose grise” e pyetur nga moderatori ajo ka dhënë përgjigjet, e disa prej tyre vijon të ruajë të njëjtat mendime.

“Ishte një ndër situatat më të hidhura”, kjo ishte fraza e cila u theksua gjatë bisedës nga Erjola që normalisht se po fliste për Gracianon.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Nuk e di a dallohet kjo por para se të shkojmë te ky personazhi, pa diskutim ai është i ëmbël për mua po. Tani këtu dua të shtoj edhe një opsion tjetër edhe është le t’ia lëmë kohës. Kë zgjedh ti Erjola ta grisësh ta puthësh apo t’ia lëmë kohës.

Erjola: Dëgjo pa u ulur përballë nuk dua të dal në konkluzione të përshpejtuara kështu opsioni i tretë.

Ronaldo: T’ia lëmë kohës…

Erjola: Jepi kohë kohës thonë njerëzit e mençur, kaq më.

Ronaldo: Unë dua që t’ia lini kohës edhe kaq, duke ju njohur të dyve dua t’ia lini kohës. Rastësi sot me njëri-tjetrin.

Erjola: Po edhe nuk patëm as shkëmbime sysh, kontakte. Ishte një ndër situatat më të hidhura për mua në Big Brother, kjo pjesë e fundit si, qysh, tek, nuk janë gjendur kurrë përgjigje. /Telegrafi/

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top