Liderët ndërkombëtarë shprehin ngushëllimet për vdeκjen e presidentit të Iranit

Liderët ndërkombëtarë kanë filluar të bëjnë reagimet e tyre për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha këtë mëngjes se “BE shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit të tyre në një aksident me helikopter. Mendimet tona shkojnë për familjet ”.

Kryeministri indian Narendra Modi ka postuar në X një mesazh ngushëllimi duke thënë se është “thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga vdekja tragjike” e Presidentit Raisi dhe kombi i tij “qëndron me Iranin” gjatë kësaj “kohe pikëllimi”.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ka thënë se vdekja e Raisit është një “humbje e tmerrshme” dhe kombi i tij do të mbajë një ditë zie.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed Al Nahyan thotë se vendi i tij qëndron me Iranin gjatë kësaj kohe, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ndërsa Presidenti Nicolás Maduro i Venezuelës e ka vlerësuar Presidentin Raisi si një mik të pakushtëzuar dhe një udhëheqës të jashtëzakonshëm.

Kryeministri i Irakut Mohammed Shia’ Al Sudani shprehu “ ngushëllimet dhe simpatinë e sinqertë” për liderin suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei Ayatollah Ali Khamenei dhe qeverinë e tij në një postim në X. “Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin vëlla iranian dhe zyrtarët tanë vëllezër në Republika Islamike në këtë tragjedi të dhimbshme”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top