Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, në lidhje me trajnerin e ardhshëm të Barcelonës. Në pritje të njoftimeve zyrtare për konfirmimin gjithnjë e më të pakët të teknikut aktual Xavi, fjalët e të cilit në lidhje me vështirësitë ekonomike të klubit kanë mërzitur Laportën, El Chiringuito TV ka zbuluar idenë e drejtuesve katalanas për të promovuar trajnerin e ekipit të femrave Blaugrana, Jonatan Giraldez.
Në krye të ekipit të Barçës për femra që nga viti 2021, trajneri 32-vjeçar, në vitet e fundit, ka grumbulluar tituj si në Spanjë ashtu edhe në Evropë, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve. Nga këtu ka ardhur edhe nxitja e idesë për ta vendosur atë në pankinën e ekipit të parë të meshkujve. Giraldez në vend të Xavi. E kjo ide është edhe më sensacionale, sepse ndërkohë Giraldez është zyrtarizuar nga Washington Spirit dhe Barcelona do të ishte e gatshme të prishte marrëveshjen me klubin amerikan për ta pasur teknikun në dispozicion.
https://x.com/elchiringuitotv/status/1791925144790639025?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1791925144790639025%7Ctwgr%5Ee2c4c85e96b32217a81be4a16c587a4132a80062%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F05%2F19%2Fbarcelona-dhe-idea-e-cmendur-per-te-pankinen-giraldez-ka-fituar-gjithcka-me-ekipin-e-femrave%2F