Dashi – Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje ashtu si kishit menduar sepse debatet do jene te pafundme. As beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe do mbeten serish vetëm edhe sot. Ne planin financiar duhet te luftoni fort për t’i zgjidhur sa me pare problemet qe ju kane dale. Po i late pas dre situata mund te ndërlikohet.
Demi
Do përjetoni kënaqësi te reja sot ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë arsye do ndiheni me se miri pranë atij qe dashuroni. Çdo surprize ai do e ketë menduar me maturi dhe kujdes. Beqaret do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë prej kohesh. Me financat tregohuni te matur sepse duhet t’ia dilni mbanë me aq sa keni. Nuk priten me hyrje te ardhurash për njëfarë kohe.
Binjaket
Venusi premton një dite te lumtur dhe te mbushur me emocione shpërthyese gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni deri ne minutën e fundit sepse nuk do përsëriten shpesh çaste te tilla. Edhe për beqaret klima do jete e ngrohte dhe e përshtatshme për takime impresionuese. Ne planin financiar nuk është ende momenti për te kryer investime te mëdha.
Gaforrja
Do qëndroni me shume kohe me atë qe keni ne krah sot dhe do flisni gjere e gjate edhe për disa tema delikate. Edhe ata qe kane kaluar një periudhe te tensionuar do ndihen me te qete. Për beqaret do jete një dite plot ngjyra dhe risi. Shfrytëzojeni deri ne maksimum. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm me shpenzimet nëse nuk doni te keni probleme me vone.
Luani
Lidhja juaj ne çift do jete me e bukur dhe me e veçante gjate kësaj dite. Do shkoni neper vende te reja dhe do përjetoni ndjesi te papërshkrueshme. Beqaret do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje serioze dhe mjaft te bukur. Ne planin financiar do keni tronditje te vogla, por situata do stabilizohet shpejt. Do jeni shume te zotet ne këtë sektor.
Virgjeresha
Pasioni do rindizet ne çift gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen disi me te qete dhe do i mendojnë gjerat me kujdes. Venusi do jete planeti me i favorshëm për beqaret gjate kësaj dite. Ne momentet qe ata me pak e presin do takojnë princin e tyre te kaltër. Situata financiare do jete me e qëndrueshme sesa ju mendonit.
Peshorja
Tregohuni me te vëmendshëm ndaj detajeve te vogla ne jetën tuaj ne çift sot sepse edhe ato kane rëndësinë e tyre. pritet qe ndryshimet te jene rrënjësore dhe për mire. Beqaret nuk do tregohen aspak te hapur dhe serish do mbeten vetëm. Financat mund te kenë ndonjë tronditje për shkak te disa shpenzimeve te nevojshme qe do ju duhet te kryeni. Mos u alarmoni.
Akrepi
Do i jepni rëndësinë e duhur jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe lidhja juaj do i kaloje te gjitha pengesat. Do ju duket sikur dashuroni me tepër se kurrë partnerin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjitha premtimeve qe do ju bëjnë disa persona. Situata financiare do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat qe keni. Tregohuni sa me te kujdesshëm.
Shigjetari
Çastet e lumtura do jene te shumta sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret nuk duhet ta humbasin optimizmin deri ne çastin e fundit sepse ne mbrëmje priten disa takime mbresëlënëse. Ne planin financiar është dita me e favorshme për te bere një riorganizim tërësor te buxhetit. Kërkoni edhe ndihmën e specialisteve nëse mundeni.
Bricjapi
Nëse jeni ne një lidhje duhet te bëni shume përpjekje sot për t’i qëndruar besnik personit qe keni ne krah. Te shumte do jene ata qe do mundohen t’iu joshin dhe t’ju tërheqin pas vetes. Beqaret nga ana tjetër do i kenë te shumta mundësitë për takime, por do jene te pavendosur. Ne planin financiar kërkohet sa me tepër maturi dhe kujdes. Ju mund t’ia dilni mbanë edhe me pak shpenzime.
Ujori
Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe te gatshëm te bëni gjithçka qe lidhja juaj te jete emocionuese. Partneri nga ana e tij do ketë menduar t’iu surprizoje me një propozim interesant. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit binjak, por as sot nuk do arrijnë ta gjejnë. Ne planin financiar do kryeni operacione te rëndësishme sepse situata do jete e qëndrueshme.
Peshqit
Dite e mbushur me risi kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do përjetoni emocione te jashtëzakonshme dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret do joshin pa fund, por serish nuk do e gjejnë dot atë qe kane ëndërruar. Beni durim! Financat fatmirësisht nuk do jene shume te këqija, megjithatë nuk rekomandohen ende shpenzime marramendëse.