Futbollistët me impaktin më të madh në këtë sezon, Xhaka i dyti

Postimi Javor i 464-të i Observatorit të Futbollit CIES prezanton futbollistët, paraqitjet e të cilëve kanë pasur ndikimin më të madh gjatë sezonit 2023/24 në 54 liga në mbarë botën.

Rezultati i ndikimit u llogarit duke marrë parasysh paraqitjet e lojtarëve në gjashtë fusha të lojës, minutat e ligës vendase dhe rezultatet.

Vlera më e lartë për çdo pozicion është shënuar për mesfushorin spanjoll të Manchester City, Rodri.

Një tjetër mesfushor, Granit Xhaka i kampionit gjerman Bayer Leverkusen, vjen i dyti. Ai ishte kyç në sezonin historik të Bayer Leverkusen, që e fituan titullin e kampionit për herë të parë në histori dhe janë në finale të Ligës së Evropës dhe Kupën e Gjermanisë.

Për pozicionet e tjera, rezultatet më të larta të impaktit ishin për portugezin Rúben Dias në mesin e qendërmbrojtësve, shokun e tij të skuadrës Kyle Walker midis mbrojtësve të krahut, gjermanin Florian Wirtz midis mesfushorëve sulmues, Bukayo Saka të Anglisë midis anësorëve, si dhe Lautaro Martínez të Argjentinës midis qendërsulmuesve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top