Dosja e sterilizimit/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin. Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Pak ditë më parë ishte parashikuar të mbahej dhe seanca për Beqajn por u shty për në datën 3 Qershor. Shkak u bë mos marrja e të gjitha materialeve për të pandehurit, si dhe pala mbrojtëse kërkoi kërkuar kohë që të njihet me aktet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top