Sulmohet me lëndë shpërthyese Policia e Kosovës

Zyrtarë të Policisë së Kosovës u sulmuan me mjet shpërthyes gjatë natës në Mitrovicë të Veriut. Siç informoi Policia, dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është shok-bombë.

“Me datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit.”, u bë e ditur në komunikatë.

Prokurori i shtetit urdhëroi regjistrimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’. Ndërkohë kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e këtij rasti.

“Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla.”, sqaroi policia më tej.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top