Që ajo në Olimpico ishte një finale përvëluese ishte kuptuar, por nervozizmi i Max Allegri kapërcente vendimet në fushë të arbitrit Maresca. Fillimisht protestat në fushë, me pasojë përjashtimin, më pas sherri me drejtorin bardhezi Cristiano Giuntoli gjatë festimeve dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, intervista pas ndeshjes me një mesazh drejtuar pronarëve të Juventus. Por pas Juve-Atalanta, me Kupën e Italisë të fituar, pati një tjetër episod. E rrëfen sot protagonisti direkt, Guido Vaciago, drejtor i Tuttosport, i cili u sulmua jo vetëm verbalisht, por edhe u kërcënuar rëndë nga trajneri i Juventus.
AKUZAT NË EDITORIAL
“Allegri, dukshëm i mërzitur, po bënte detyrën e fundit mediatike të mbrëmjes së tij triumfale (por dukshëm jo shumë të qetë), konferencën për shtyp, por ai gjeti disa minuta për mua”, ka shkruar Vaciago sot në gazetën e tij. “Drejtor mu*i! Po, ti drejtor mu*i. Shkruaj të vërtetën në gazetën tënde, jo atë që të thotë klubi! Mjaft bëre zëdhënësin e shoqërisë. Në ftesën e parë për tu qetësuar dhe të më shpjegonte se cila ishte e vërteta që fshihja në marrëveshje me punëdhënësit e tij, Allegri u përgjigj duke më tërhequr, duke më shtyrë dhe me gishtin nën hundë më bërtiti: Shiko, e di ku të vij të të marr. E di ku të të pres. Vij e t’i shkul ato veshë. Vij e të bëj fytyrën përshesh. Shkruaj të vërtetën në gazetë shkruani dhe komoditete të tjera të repertorit të sherrit në lokal”.
Kjo është historia e rrëfyer nga vetë protagonisti, i cili më pas, në formuloi reflektimin e tij përfundimtar: “Për të gjithë këtë çështje, e cila në vetvete nuk duhet të bëhet lajm, mbetet dyshimi se cila është “e vërteta” e pakapshme e Allegrit, sepse po ta dinim me kënaqësi do të shkruanim dy faqe për të”, përfundoi Vaciago. “E për fat të keq, mbetet qëndrimi kërcënues i trajnerit të Juventus ndaj një gazetari. Në konfrontim mund të qendrojë çdo gjë, madje edhe ofendimi në limite, por kërcënimi jo. Kërcënimi është i poshtër, frikësues dhe madje i rrezikshëm, në një botë ku ekziston mundësia që dikush që merr mundimin për ta vënë në jetë, gjithmonë mund ta bëjë”.