“Më shohin të shkarkuar nga Juve, në atë rast lë një skuadër fituese”: Allegri cinik e rekordmen, askush si ai

Në kampin e Juventus tani çështja më e nxehtë është ajo e trajnerit, me Thiago Motta që duket se do të jetë drejtuesi i ri në pankinën bardhezi sezonin e ardhshëm. E në lidhje me këtë situatë ka folur edhe tekniku Massimiliano Allegri që është tani më i sukesshmi i kompeticionit me 5 trofe të Kupës së Italisë. Juventus triumfoi mes vuajtjesh në finalen e Kupës së Italisë, duke kaluar 1-0 Atalantën.

https://twitter.com/juventusfcen/status/1791045935377838241?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1791045935377838241%7Ctwgr%5Eff19fe4751ed491cd259b90c8d6f89b1bd081df6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F05%2F16%2Fme-shohin-te-shkarkuar-nga-juve-ne-ate-rast-le-nje-skuader-fituese-allegri-cinik-e-rekordmen-askush-si-ai%2F

Bardhezinjtë i japin kështu fund një trevjecari pa trofeu, duke rrëmbyer Kupën e 15 të Italisë falë një goli të shpejtë të Dusan Vlahovic. Një ndeshje me tension të lartë, sidomos për
Massimiliano Allegrin, i përjashtuar në minutat e fundit të finales së Kupës së Italisë. I inatosur me arbitrin Maresca për vendimet gjatë ndeshjes, tekniku i bardhezinjve doli nga vetja në fund të ndeshjes.

“Jam shumë i kënaqur për djemtë, bënë një punë të mirë dhe i dhuruan kënaqësi shoqërisë, tifozëve e mua. Të fitosh nuk është kurrë e lehtë, por është në ADN e Juves. Shumë më shohin larg Juves. Nëse vitin tjetër nuk do të jem më trajner, po lë një skuadër të fortë dhe fituese. Shoqëria do të bëjë vlerësimet. Ka të drejtën të vendosë nëse do të ndryshojë lojtarë apo trajner”, tha Allegri.

https://twitter.com/juventusfcen/status/1791000638102319157?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1791000638102319157%7Ctwgr%5Eff19fe4751ed491cd259b90c8d6f89b1bd081df6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F05%2F16%2Fme-shohin-te-shkarkuar-nga-juve-ne-ate-rast-le-nje-skuader-fituese-allegri-cinik-e-rekordmen-askush-si-ai%2F

Atalanta u pengua në humbjen e tretë në po aq finale të Kupës së Italisë të diskutuara me Atalantën, por sidoqoftë nuk ka zhgënjyer. Zikaltrit, ndërkohë, duhet të mendojnë për finalen e Europa League me Bayer Leverkusen, për të kurorëzuar në mënyrën më të mirë një sezon të rëndësishëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top