Gërvalla mesazh Këshillit të Europës: Përmbushni detyrimet!

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në një konferencë për media të mbajtur pas njoftimit se qeveria ka përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, tha se zotimi i Prishtinës është serioz.

Ajo shtoi se Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësimin në Këshillin e Europës, ndërsa tha se Kosova e pavarur mbetet e palëkundur në kursin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Zotimi ynë në letër drejtuar Këshillit të Evropës është serioz dhe i sinqertë. Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushje e zotimeve tona kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbush pjesën e vetë të detyrimit dhe ta ftoj Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës si vendit të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur këto kushte. Kosova e pavarur mbetet e palëkundur në kursin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top