Atentatit ndaj Kryeministrit/ “Robert Fico është në operacion, po lufton për jetën”

Gjendja shëndetësore e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico është e rëndë. Ministri i Mbrojtjes i këtij vendi ka deklaruar se “ai është në operacion dhe po lufton për jetën”.

Ministri Robert Kalinak tha se shëndeti i tij është “me të vërtetë serioz” – dhe “situata është e keqe”.

Robert Fico u qëllua disa herë me armë zjarri dhe u plagos rëndë të mërkurën në përfundim të një tubimi politik, një tentativë për ta vrarë atë, që ka tronditur vendin e vogël dhe ka bërë jehonë të gjithë Evropën.

Udhëheqësi 59-vjeçar pro-rus, njoftohet se është në gjendje të rëndë. Ministri i Brendshëm tha se udhëheqësi sllovak ishte në rrezik për jetën dhe ndodhej në sallën e operacionit. Ai tha se organet e rendit dyshojnë se kryeministri u qëllua për arsye politike me pesë të shtëna.

Sulmi ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova. Kryeministri po takohej me mbështetësit e tij në qytetin që gjendet rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit. Presidentja e Sllovakisë tha se është ndaluar një i dyshuar për sulmin. Fico u dërgua në spital me helikopter.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top