Lautaro fiton edhe në Gjykatë kundër ish-menaxherëve: tani rinovimin nuk e ndal më asgjë

Pasi fitoi kampionatin e dytë të aventurës së tij te Inter, Lautaro Martinez buzëqesh edhe në gjykatë. Toro mori atë që kërkonte në nivel drejtësie ndaj dy ish-menaxherëve të tij, Yaque dhe Zarate. Gjykata e Milanos shpalli të pavlefshme kontratën e hartuar disa kohë më parë nga argjentinasi me dy menaxherët. Rrëzohet kështu ankimimi i paraqitur nga këta të fundit. Në këtë pikë Alejandro Camano është i vetmi person i autorizuar për të përfaqësuar 26-vjeçarin nga Bahia Blanca. Kështu, sulmuesi tani do të jetë në gjendje të fokusohet plotësisht vetëm në zgjatjen e kontratës me klubin zikaltër, për tu përfunduar sa më shpejt që të jetë e mundur (kontrata aktuale skadon në vitin 2026).

I asistuar nga studioja ligjore LCA, Lautaro ka fituar çështjen kundër dy menaxherëve, që nuk do të mund t’i kërkojnë më para. Marrëdhënia mes palëve u ndërpre në muajt e parë të vitit 2021. Lautaro, nga ana tjetër, nuk dëshiron të ndalojë mardhënien e tij me Inter, i vendosur të qëndrojë akoma gjatë te zikaltrit. Vetëm se për të vazhduar së bashku, argjentinasi kërkon 10 milionë euro në sezon. Një shifër e lartë për klubin e Viale della Liberazione, tashmë i angazhuar për mbylljen e marrëveshjes me Pimco në lidhje me kapitullin e rifinancimit. Lajme të reja priten së shpejti, por nuk duhet të ketë probleme. Zhang do të vazhdojë të qendrojë te Inter, Lautaro pothuajse me siguri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top