Tjetër dështim në Bruksel, nuk ka pajtim për dinarin

Bashkimi Evropian tha të mërkurën Kosova dhe Serbia nuk arritën të pajtohen as pas takimit të shtatë në Bruksel për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua nga autoritetet ne Prishtinë, muaj më parë.

“BE-ja vlerëson se nuk ka gatishmëri për gjetjen e një marrëveshjeje kompromisi në të ardhmen”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një komunikatë për media pas një takimi trepalësh në Bruksel.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me kryenegociatorin e Serisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm Mirosllav Lajçak, për herë të shtatë të mërkurën, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Bislimi e cilësoi si të dështuar takimin, duke thënë se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje. Ndërsa Petkoviq tha se pala kosovare i “refuzoi të gjitha propozimet”. Duke folur për gazetarët pas negociatave disaorëshe, Bislimi tha se nuk pret takime të tjera për këtë temë.

Në një deklaratë Bashkimi Europian shpreh keqardhjen që sot nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe thekson se kjo ka pasoja negative në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

“Megjithatë, pavarësisht se BE-ja paraqiti një propozim kompromisi që përshtati pozicionet e palëve në masën maksimale të mundshme, palët nuk mundën të binin dakord për disa çështje kyçe, duke përfshirë shtrirjen e përgjithshme të aktiviteteve të njësisë së re, fushëveprimin e përfituesve të këtij entiteti, dhe ndihmë financiare nga Serbia për institucionet e mbështetura nga Serbia në Kosovë. Takimi i fundit i sotëm dëshmoi se palët nuk ishin në gjendje të gjenin një zgjidhje kompromisi për çështjet e mbetura të hapura.

BE shpreh keqardhjen që sot nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje. BE vlerëson se nuk ka gatishmëri për të gjetur një marrëveshje kompromisi në të ardhmen. Mungesa e një rruge të dakorduar përpara ka pasoja negative në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën dhe një burim i vazhdueshëm shqetësimesh”.

Po “BE-ja si lehtësues mbetet e gatshme të thërrasë një takim tjetër për këtë temë sapo palët të sinjalizojnë gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top