Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në bashkinë e Bulqizës ku ka prezantuar kandidatin për kryebashkiak, Dëfrim Fiku. Fiku ka siguruar 453 vota në procesin e primareve do të garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit.
Berisha vazhdon kështu turin e tij të fushatës nga i cili është duke prezantuar në bashkitë e qyteteve të Shqipërisë kandidatët, të cilët në këto zgjedhje do jenë përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.