Stjuardesa nxjerr zbuluar JLO: Nuk donte as ta shikonim

Jennifer Lopez është përballur me kritikat për sjelljen e pahijshhme ndaj ndjekësve apo stafit. Pas vrazhdësisë së saj ndaj një gazetari në Met Gala, filloi një trend i ri i TikTok, ku njerëzit që kanë ndërvepruar apo bashkëpunuar me të ndaj eksperiencën e tyre. Mes tyre , një stjuardesë greke e cila pretendoi se JLo ka mungesë të theksuar respekti ndaj punonjësve.

Në videon e saj, stjuardesa me emrin miss_eirini theksoi sjelljen e Lopez ndaj ekuipazhit dhe zbuloi se për shkak të saj, punonjësve të kompanisë ajrore të caktuar iu desh shumë kohë të largoheshin nga avioni. Arsyeja ishte se Lopez nuk mund të gjente rrobat që i pëlqenin të zbriste nga avioni.

Në fillim, stjuardesa tha në TikTok: “Unë po punoja teksa ajo kishte rezervuar vend në klasin e parë dhe atje të gjithë kanë kabinën e tyre, kështu që kur ajo mbyli derën e saj ju nuk keni asnjë kontakt me njëri-tjetrin, madje as nuk mund ta shihni atë. Zakonisht në kohët e vjetra kur mbaroja shërbimin kalonim në klasin e parë që të kishim mundësinë ta shihnim personazhin e famshëm nëse ka dalë nga kabina e tij që të dilte dhe nëse ai duket i dashuri mund t’i kërkonim të bënim një foto. Por ne ende na pëlqen të shohim kabinën dhe të themi “aty fle Jennifer Lopez”.

Ajo më pas adresoi sjelljen e keqe të JLo me stafin.

“Ne themi “çfarë po ndodh?” etj dhe thonë “ajo nuk do që ne ta shikojmë, nuk do që ne të flasim me të, as nuk do që ta pyesim se çfarë do të hajë ”. Mirë, nuk i kushtuam vëmendje, kështu është në këto fluturime. Kështu që ne vazhduam. Por nuk mbaron me kaq, sepse kur mbërritëm në Dubai, fluturimi i veçantë ishte Los Anxhelos – Dubai, 16 orë fluturim shumë i lodhshëm kalon një çerek, gjysmë ore, 45 minuta, 1 orë dhe për të mos thënë që arritëm të shkojmë në shtëpi pas një ore e gjysmë”.

Stjuardesa vijoi “Kur pyetëm pjesën tjetër të ekuipazhit pse ndodhi kjo vonesë, ata na thanë se Jennifer Lopez po ndërronte rrobat dhe nuk nuk ndihej gati të zbriste. Dhe gjatë gjithë kësaj ajo nuk foli dhe ekuipazhi thjesht e priti atë, madje as që u foli atyre. Ajo po ndërronte rrobat sikur të ishte në shtëpi. E di që do më thoni ka paguar kaq shumë. Dhe unë do t’ju them se nuk është një avion privat, së pari, dhe së dyti, nëse ndonjë pasagjer tjetër do ta bënte këtë, ne do të thërrisnim sigurinë dhe policinë!”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top