Adrien Rabiot, pasi shënoi golin e barazimit ndaj Salernitanas foli edhe për të ardhmen e tij dhe të të gjithëve në shtëpinë e Juventus. Të mërkurën bardhezinjtë luajnë sezonin në Olimpico. Kundër Atalantës në finalen e Kupës së Italisë, bardhezinjtë, por mbi të gjitha Max Allegri, po luajnë për trofeun e tyre të parë pas disa vitesh mungesë, por edhe për paqen shpirtërore për të ardhmen. Megjithatë, skuadra vazhdon të vuajë në kampionat. Dje Juventus barazoi në shtëpi me Salernitanën falë një goli në kohën shtesë nga Rabiot kualifikimi në Champions u arrit vetëm në sajë të fitore së Atalantës.
Megjithatë, Rabiot ka dashur të mbajë përqendrimin lart në vigjilje të një finaleje fondamentale: “Është një situatë e komplikuar prej shumë javësh, ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë të qetë sepse është një finale për tu luajtur të mërkurën. Nuk është koha për të dalë nga ritmi pak javë nga fundi. Jemi një grup i ri, pa eksperiencë, janë gjëra që mund të ndodhin. Për ndeshjen e mbrëmshme, bëmë një pjesë të parë të shëmtuar, pastaj më mirë në pjesën e dytë. Krijojmë raste, por në fund nuk jemi shumë të qartë”.
E ARDHMJA SIPAS RABIOT
Përveç finales së Kupës së Italisë dhe kualifikimit në Champions League, ajo që ka rëndësi për Juventus është e ardhmja. Ekziston përshtypja se cilido qoftë rezultati i këtij sezoni, e ardhmja e të gjithëve është e pasigurt, duke filluar nga Allegri e deri te stafi. Shumë lojtarë janë në dyshim (Vlahovic, Chiesa, Bremer, vetë Rabiot) dhe të tjerë me siguri do të thonë lamtumirë (Alex Sandro, Milik, Kean, Kostic).
Rabiot gjithashtu ka folur për të ardhmen, jo vetëm të tijën, por të të gjithë grupit: “Derisa të arrijmë objektivat tona, ne nuk do të flasim. Do të shohim kur të fitojmë Kupën e Italisë. Jam krenar që jam këtu, këtë herë kam mbajtur shiritin e kapitenit dhe më pëlqen ta drejtoj këtë ekip të ri, por në futboll duhet në një pikë edhe të flasim. Të shohim pas finales, jemi të qetë, ka kohë. Flas për një grup, nuk jam i vetmi këtu. Shumë nuk dinë çfarë të bëjnë vitin e ardhshëm, edhe në mesin e stafit, shumë prej nesh duhet të mendojnë për këtë. Nuk e di nëse do të jem ende këtu, por duhet të jap gjithçka dhe të përpiqemi të fitojmë për ta vendosur ekipin në kushtet më të mira për vitin e ardhshëm”.