Video/ Leverkusen i pandalshëm, 50 ndeshje pa humbje në sezon: Bayern i dyti, likuidohet Wolsfburg

Bayer Leverkusen vazhdon serinë impresionuese të këtij sezoni, duke arritur në 50 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet, kur kaloi Bochum 0-5 në javën e 33 të Bundësligës. Bayern Munich kthehet i dyti, pas suksesit 2-0 në Allianz Arena ndaj Wolfsburg. Futet në zonën europiane Hoffenhaim, që shkatërroi 0-6 vendin e fundit Darmstad, të rënë në Bundesliga 2.

BOCHUM 0-5 BAYER LEVERKUSEN
Asnjë pengesë në Bochum për Bayer Leverkusen që luajti në superioritet numerik nga minuta e 15′ kur Passlack u ndëshkua me karton të kuq. Skuadra e Xabi Alonso përfitoi për një fitore me goleadë 0-5, që e zgjat serinë e pathyeshmërinë për rekordin e 50 ndeshjeve. Schick zhbllokoi ndeshjen në minutën e 41′, ndërsa Boniface shënoi me penallti, duke cuar Bayer në pushim në avantazh të dyfishtë.

Në pjesën e dytë pastaj, Aspirinat u diferencuan duke shënuar edhe tre herë të tjera. Adli në minutën e 76′ bëri tris në asistin e Hofmann, ndërsa Stanistic bëri poker katër minuta nga fundi, në sugjerimin e Arthur. Në shtesë Grimaldo shënoi edhe golin e pestë që e ngjiti Bayer në 87 pikë, ndërsa Bochum mbeti në vendin e 14 me 33 pikë.


BAYERN MUNICH 2-0 WOLFSBURG
Me shumë lojtarë të linjave të dyta, Tuchel ka rrëmbyer suksesin 2-0 në shtëpi kundër Wolfsburg. Zvonarek zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 4′, duke shfrytëzuar asistin e Davies. Avantazhi lehtësoi lojën e Bayern dhe në minutën e 13′ rezultati u dyfishua, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Goretzka shënoi pas një asist të Muller, por ndeshja mund të kishte rezultat edhe më të thellë, por goli i spanjollit Saragoza u anulua nga VAR në minutën e 18′. Më pas ishte e gjitha një lojë administrimi për bavarezët, ndërsa Wolfsburg nuk arriti të reagonte. 72 pikë për Bayern në vendin e dytë, +2 nga Stuttgart, ndërsa Ujqit janë në vendin e 12 me 37 pikë.


Bundesliga Germany
Darmstadt 0-6 Hoffenheim
Bayern Munich 2-0 Wolfsburg
Bochum 0-5 Bayer Leverkusen

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top