Rama krahason emigrantët shqiptarë të 90’s në Greqi me çamët

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës para emigrantëve shqiptarë në Athinë u ndal indirekt edhe tek Çamët.

Ai tha se emigrantët shqiptarë u përballën në fund të shekullit të shkuar me operacionet fshesa njësoj si paraardhësit e tyre në veri të Greqisë.

“U përballët me gjithëfar shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit ’20 kur iu shkulnin nga shtëpinë me rrobat e trupit nëpër natë për t’u deportuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veri të Greqisë”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top