Jennifer Lopez është përballur me kritika për shkak të sjelljes së saj ndaj një gazetareje në Met Gala të së hënës, ku ajo shërbeu si një nga bashkëkryesueset e eventit vjetor të modës.
Të mërkurën, redaktorja e lajmeve të “USA Today”, Anika Reed shpërndau një video në TikTok të 54-vjeçares duke i dhënë asaj një përgjigje shumë të prerë ndaj pyetjes së saj “Çfarë ke veshur sonte?” “Schiaparelli”, u përgjigj ajo teksa ecte në shkallët e famshme të Met Gala.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan krijuesen e hitit “Let’s Get Loud” pasi sipas tyre në video u duk qartë se ajo ia ktheu përgjigjen me arrogancë gazetares.
“Kjo është Jenny jonë e përulur nga Blloku”, tha një tjetër, duke u tallur me këngën hit të vitit 2002, në të cilën ajo këndon se si nuk do t’i harrojë kurrë rrënjët e saj, pavarësisht famës dhe pasurisë së saj.
https://www.tiktok.com/@shqiperia_behet4/video/7367441875923455238?is_from_webapp=1&sender_device=pc