Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh së bashku me Parmën, ndërsa Venezia, Cremonese, Catanzaro, Palermo, Sampdoria dhe Brescia do të luajnë në play-off.
Parma kishte siguruar tashmë vendin e parë dhe do të jetë në Serie A sezonin e ardhshëm së bashku me Como dhe një klub të tretë që do të vendoset në play-off.
Como ka padyshim emra të njohura më shumë nga çdo skuadër e Serisë B, e cila përqendrohet rreth ish-mesfushorit të Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseat dhe fituesit të Kupës së Botës 2010, Cesc Fabregas.
Ai e përfundoi karrierën e tij si lojtar në qytetin buzë liqenit dhe më pas u bë trajner i ekipit Primavera të klubit. Më pas, në nëntor 2023, pas shkarkimit të Moreno Longo, Fabregas u emërua trajner i përkohshëm.
Megjithatë, duke qenë se ai nuk kishte licencat e kërkuara të trajnerit të UEFA-s në atë kohë, emërimi i tij nuk mund të bëhej i përhershëm, dhe kështu, ish-ndihmës trajneri i ekipit kombëtar të Uellsit, Osian Roberts mori detyrën e kujdestarit deri në fund të sezonit 2023-24, me Fabregas që tani shërben zyrtarisht si trajner i ekipit të parë.
Pritet që Fabregas të bëhet sërish kryetrajner sapo të marr dokumentet e nevojshëm të trajnerit.
Një tjetër emër në klub, ish-reprezentuesi anglez dhe legjenda e Chelseat, Dennis Wise është CEO, ndërsa Thierry Henry është një investitor dhe gjithashtu pjesë e bordit të drejtorëve.
Pritet që Fabregas të bëhet sërish kryetrajner sapo të marr dokumentet e nevojshëm të trajnerit.
Një tjetër emër në klub, ish-reprezentuesi anglez dhe legjenda e Chelseat, Dennis Wise është CEO, ndërsa Thierry Henry është një investitor dhe gjithashtu pjesë e bordit të drejtorëve.
https://twitter.com/Como_1907/status/1789028024165224806?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1789028024165224806%7Ctwgr%5Ecadf4d9d27fbd56e714354b24edbcad0ffccd82a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fcomo-eshte-ngjitur-ne-serie-a-pas-21-vitesh-fabregas-dhe-henyr-kane-arsye-per-feste%2F