Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se e mbështet planin kinez të paqes gjatë një takimi me presidentin kinez Xi Jinping në Budapest me 9 maj, transmeton Gazeta Metro.
Ministria e Jashtme kineze ka publikuar një plan 12 pikës në shkurt të vitit 2023 duke artikuluar pozicionin e Pekinit për “zgjidhjen politike” të luftës në Ukrainë. Shumë lider perëndimor kanë refuzuar propozimin duke thënë se komodon vetëm palën ruse.
Orban tha në konferencë të përbashkët me Xi’në se sot, Evropa është në anën e luftës. Ai shtoi se i vetmi përjashtim është Hungaria e cila thërret për armëpushim të menjëhershëm dhe fillim të negociatave të paqes dhe përkrah të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për paqe përfshirë dhe atë të paraqitur nga Xi Jinping, raporton The Kyiv Independent.
Presidenti kinez momentalisht është në tur evropian dhe gjatë javës ai ka takuar presidentin francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der leyen si dhe presidentin serb Vucic.