Video/ Dy gola në tre minuta, Joselu përmbys Bayern në shtesë: Real Madrid në finalen e Champions

Finalja e Champions League 2023/24 do të jetë Real Madrid-Borussia Dortmund. Los Blancos eliminuan Bayern Munich në gjysmëfinale duke fituar 2-1 në Bernabeu falë dygolëshit të Joselu. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, në fund të një ndeshje të çmendur dhe spektakolare, Real ia doli në finale. Pasi dominuan në mënyrë evidente, djemtë e teknikut Ancelotti u ndëshkuan nga perla e Davies (68′), para se të reagonin me zëvendësimet gjeniale të Carlo Ancelottit.

 

 

Një super gol i lojtarit të ardheshëm të Real lëvizi ekuilibrat, por spanjollët gjetën forcën për ta përmbysur ndeshjen në një finale emocionuese. Joselu ishte protagonist absolut, me një dygolësh prej sulmuesi tipik mes minutave 88′ dhe 91′. Për trajnerin italian do të jetë finalja e gjashtë e Champions League në karrierë, e 18-ta për klubin madrilen që kërkon trofeun e 15 në Wembley.

 

 

I zakonshmi Real Madrid shkon në finale. Netët e përhershme europiane të skuadrave të ekspertit Ancelotti. Spanjollët arrijnë në takimin me Borussia Dortmund në aktin e fundit të Champions League. Merengues e bënë këtë duke përmbysur Bayern Munich (2-1) në minutat e fundit të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales. Bavarezët në fakt kishin kaluar në epërsi përmes Davies në minutën e 68′. Skuadra madrilene u kundërpërgjigj me një dygolësh nga Joselu, i cili hyri në lojë në minutën e 81′, shënoi golin e parë në minutën e 88′ dhe kompletoi përmbysjen në minutën e 91′.

 

34 vjeçari shkruan emrin në historinë e Blancos, duke dërguar spanjollët në finale. Në 1 qershorin e ardhshëm, në Wembley, do të jetë Real Madrid-Borussia Dortmund. Një finale e paprecedentë.

https://twitter.com/ReeveStevi32341/status/1788313567336321294

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top