Familjarët tërheqin trupin e Alma Arrazit për ta varrosur në Durrës

Familjarët e Alma Arrazit kanë marrë trupin e pajetë të 39-vjeçares e cila do të varroset në qytetin e Durrësit ku jetojnë të afërmit e saj.

Familja e nënës e cila u vetëvra dhe mbyti edhe 3 fëmijët e saj nuk është lejuar të varroset në Shkodër nga familja e bashkëshortit të saj.

Ndërkohë është kryer edhe autopsia në trupin e pajetë të Alma Arrazit në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe nuk ka shenja dhune.

Të afërmit e 39 vjeçares janë larguar tashmë drejt Durrësit duke marrë me vete trupin e pajetë ashtu siç kishin paralajmëruar në deklaratat e dhëna gjatë ditës së sotme edhe pse familja Arrazi janë shfaqur të gatshëm që nusen e shtëpisë ta varrosnin ata duke thënë se kanë të gatshëm katër arkivola dhe duke folur me respekt për të.

Ceremonia mortore për Alma Arrazin do të realizohet në qytetin e Durrësit ndërsa 3 fëmijët e saj që u mbytën në lumë do të prehen në varrezat në qytetin e Shkodrës.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top