Artisti i njohur shqiptar, Blero Muharremi, i ka dhënë fund të gjitha dilemave.
Në një intervistë të re, ai ka folur për takimin pas dy vitesh me ish-partneren e tij, Afrona Dika dhe se si erdhi deri te pajtimi me të.
Këngëtari i njohur tha fillimisht që ka folur me të jashtë kamerave dhe në vazhdimësi i ka propozuar që të realizojnë një intervistë, meqë është komentuar tejet shumë ndarja e tyre.
Veç tjerash, artisti u pyet edhe për romancën e re, të cilës i dha fund pak muaj më parë.
I njëjti theksoi se nuk dëshiron që të flasë rreth saj dhe se momentalisht është në rregull.
“Jam në rregull për gjithçka. Nuk kisha pasur dëshirë të flas për atë pjesë hiç”, u shpreh ai.
Pritet të shihet nëse do të ketë një ribashkim tani në mes të Afronës dhe Bleros, meqë gjërat janë qartësuar.