Polumbarët kanë gjetur trupin e djalit 3 vjeç të Alma Arrazit në Shkodër. Gruaja u hodh nga ura e Bunës, pasi i shoqi e tradhëtonte. Në kushte të rënduara psikologjike, ajo mori me vete edhe tre fëmijët e saj.
Trupi i fëmijës u gjet pranë fshatit Oblikë, aty ku e kishte çuar rrjedha e lumit. Më parë janë gjetur edhe trupat e dy vajzave të çiftit Arrazi, ndërsa mbetet ende për t’u kërkuar trupi i nënës, Almës.
Policia ka arrestuar Ergys Arrazin, bashkëshortin e gruas, të cilin e akuzon se ka shtyrë gruan drejt vetëvrasjes.