Heidi Baci takon nënën në një udhëtim venecian, çfarë i tha për Romeon

Heidi Baci është përballur me një surprizë emocionuese mbrëmjen e sotme. Pas linjës së jetës, e ëma e Heidit ka mbërritur në studio në një moment special.

Heidi: Më mungojnë këshillat e mamit. Mami është mami, kush e ka është me fat.

Ledioni: A do të bëje diçka ndryshe po të ktheheshe pas në kohë?

Heidi: nja dy-tre gjëra, por i kam shijuar jam sjellë siç kam ndjerë dhe është mirë kështu. Jam krenare për veten time. Javlejti.

Lexo edhe:
Ç’ndodhi me Egla Cenon? Mjekët mbërrijnë në “BBV” – VIDEO
Shokon Jul Deda: Heidi do ishte lidhur me mua po të mos isha i martuar
Ledioni: Ke pasur mundësinë që të shijosh Romeon gjatë këtyre ditëve?

Heidi: Po.

Ledioni: Romeo sidoqoftë nuk është se ka folur shumë me ty. Ti je munduar ti nxjerrësh diçka, por ai preferon ti mbajë përbrenda gjërat. Ti do ti nxjerrësh.

Heidi: Po, unë jam një natyrë ekstroverte, ai është introvert.

Ledioni: Si i bëhet në të tilla raste?

Heidi: Ballafaqohemi, pastaj unë e marrë me të mira. Pastaj ai më merr me të mira.

Ledioni: Kështu duhet të jetë, ndonjëherë madje kur ndodhë që ai që duam është ndryshe nga ne mund të qëllojë shumë herë më mirë. Mami dhe babi yt si janë?

Heidi: Edhe ata ndryshe janë. Mami është superekstroverte, ndërsa babit duhet t’ja nxjerrësh gjërat…

Ledioni: Mirë, sot ke pasur mundësinë që të jesh me veten, të reflektosh. Ndjekim një klip.

“Unë jam gjysmë shkodrane dhe gjysmë durrsake sepse babi im është me origjinë nga Shkodra, por është rritur në Durrës. Lumturia ime më e madhe është kur vinte vera apo Krishtlindjet dhe Viti i Ri që të kthehesha në Durrës për të ndenjur me gjyshin dhe gjyshen sa më shumë që kanë qenë për mua si prindër të dytë. Në gusht 2009 ka lindur Deni, ishte shumë i bukur. Si një top i bardhë me sy të mëdhenj. Më vonë u thye ajo bota ime e bukur nga një sëmundje që kapi gjyshen. Erdhi në Itali dhe vendosëm të bënte një vizitë, ku mjekët na thanë që nuk kishte më asnjë shpresë se nënës i kishte filluar kanceri në mushkëri dhe i ishte përhapur në të gjithë trupin saqë i kishte mbetur 4-5 muaj jetë. Vendosëm që të mos ja thonim sepse ishte e vështirë për të gjithë. Nuk e shikonim dot në sy. Mbaj mend që gjyshja pati një moment qartësimi para se të ndërronte jetë ku i tha mamit që të na donte shumë, të kishte kujdes mua dhe Denin dhe më dha unazën e vetë. Gjyshi u mërzit shumë nga kjo që ndodhi, 6-7 muaj më vonë u sëmur edhe ai me kancer. Ai ka qenë momenti që u larguam nga Shqipëria dhe 28 mijë km katror u bën një vend shumë i vogël. Forca më e madhe në atë moment që e kaluam të gjithë së bashku ka qenë Deni. Ai na lumturonte çdo ditë gjithnjë e më shumë me gjërat e reja që mësonte. Shkolla shkonte shumë mirë, gjithnjë kisha prirje për të dalë e para. Mami me babin gjithmon krenarë. Sa herë që u sillja dëftesën me rezultate të mira, më dhuronin një unazë floriri me nusepashkë. Ishte si tip tradite çdo vit. Hyjë në lice dhe më pëlqen shumë poezia”- rrëfeu Heidi.

Më tej, në linjën e saj të jetës banorja ka treguar edhe për pjesëmarrjen e saj në Grande Fratelo. Sipas Heidit, megjithëse ja kanë përdorur shumë si eksperiencë, nuk do të ndryshonte asgjë nga ai rrugëtim sepse e solli këtu ku është sot; në Big Brother VIP Albania 3.

“Është ndër eksperiencat më intense të jetës time. Me pak agresivitet, por shumë mësime. Arsyeja nuk është çmimi i madh, por Romeo”- tha Heidi.

“Kam qenë gjithmonë e apasionuar me televizionin dhe arrita të hyjë në Grande Fratelo. Shumë ma kanë përdorur rrugëtimit tim atje. Unë nuk kam qenë kurrë e lidhur atje. Ishte situatë e re për mua dhe e vështirë, e nënvlerësova pak. Do t’i ribëja të gjitha sepse është shkaku që më solli këtu. Në Big Brother VIP Albania 3. Është ndër eksperiencat më intense të jetës time. Me pak agresivitet, por shumë mësime. Arsyeja nuk është çmimi i madh, por Romeo. Buzëqeshja ime ka shumë ngjyra, s’ka gjithmonë të njëjtin kuptim por le të themi që Romeo ka parë buzëqeshjen më të sinqertë dhe me plotë dashuri. Në të gjithë këtë rrugëtim fantastik mendoj shpesh mamin dhe është ajo që më mungon gjatë gjithë kohës. Ajo më ka mësuar si të përgjigjem në heshtje, të anashkalojë gjërat pa vlerë në jetë dhe të jem personi që jam”- tha Heidi.

Pas linjës së jetës, banorja u suprizua nga nëna e saj. Në takimin mahnitës në një ‘gondola veneciane’ brenda shtëpisë së Big Brother, e ëma i tha Heidit se është hera e parë që e sheh kaq të dashuruar.

“Jam mërzitur që ke qenë e ngarkuar këto ditë. Je super në rregull, gjithë kohës të shohim, babi, Deni. Babi të sheh gjithë kohës, jemi të gjithë shumë mirë. Zema ime e vogël, më ka marrë malli. E di që ke rënë në dashuri, mos të them që është hera e parë, se nuk të kisha parë kështu. Kur je ti e lumtur jemi edhe ne”-u shpreh nëna e Heidit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top