Harroi të merrte kartën e identitetit, Boris Johnson nuk lejohet të votojë

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson u largua nga një qendër votimi pasi harroi të merrte me vete kartën e identiteti për të votuar në zgjedhjet lokale në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat britanike raportuan të premten se Johnsonit iu tha nga stafi i qendrës së votimit në South Oxfordshire se ai nuk do mund të votonte pa kartën e identitetit të tij.

Johnson prezantoi Aktin e Zgjedhjeve që kërkon ID me foto në 2022 dhe ligji i ri u zbatua për herë të parë vitin e kaluar në zgjedhjet lokale. Por e enjtja ishte hera e parë që një numër i madh votuesish anembanë Anglisë dhe Uellsit u është dashur të paraqesin ID, si pasaportë ose patentë drejtimi, për të votuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top