Si ta largoni dhimbjen e kokës në pesë minuta pa ilaçe

Një truk i thjeshtë që sjell shpejt lehtësim në pak minuta! Ju mbase jeni përballur me dhimbje koke të paktën një herë në jetë, dhe kur presioni në kokë është i madh, ndieni dhimbje në tëmth që ju rëndon dhe sjell tension shtesë, ndoshta keni nevojë të mbylleni në një dhomë të errët, të pini ilaç dhe vetëm flini gjumë, duke pritur që t’ju kalojë dhimbja.

Nëse shëndeti juaj i përgjithshëm është i mirë, por ndonjëherë ju dhemb koka, ne ju sjellim një trajtim të thjeshtë dhe krejtësisht natyral që mund të sjellë lehtësim të shpejtë dhe të menjëhershëm. Keni nevojë për vajra esencialë dhe pak ujë.

Vajrat e mentës dhe livandës janë treguar të jenë më të dobishmet për lehtësimin e dhimbjeve të kokës – ato kanë veti relaksuese që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Aplikimi i një sasie të vogël të vajit të mentës në tëmtha është treguar se lehtëson dhimbjet e kokës. Vetëm kini kujdes që të mos e aplikoni vajin pranë syve.

Praktikimi i aromaterapisë duke përdorur vaj livande mund të jetë gjithashtu një mënyrë efektive dhe e sigurt për të lehtësuar dhimbjet e kokës. Duhet ta derdhni në një shpërndarës dhe ta spërkatni nëpër dhomën ku po qëndroni, ose aplikoni një sasi të vogël në pëllëmbët e duarve, fërkoni duart së bashku dhe më pas thithni aromën.

Përveç vajrave esencialë, nëse jeni duke u përballur me dhimbje koke, mund të përdorni një kompresë të ftohtë, nëse dëshironi, t’u bëni vetë masazh pikave të presionit, por gjithashtu është e rëndësishme të pini një sasi të mjaftueshme uji çdo ditë, sepse dehidratimi është një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së kokës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top